Studentët e Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës kishin organizuar një event ku u fol për sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Por mesa duket eventi u ndërpre për shkak të grupit të të rinjve të Partisë Demokratike që kishin shkuar dhe kishin prishur të gjithë organizimin.
13 Shkurt, 2020 9:27
KOSOVË– Organizata Politike ka postuar një video sherri. Sipas tyre, është pikërisht momenti kur anëtarët e FRPD-së, të “urdhëruar” nga biznesmeni Samir Mane kanë sulmuar dhe përdhosur ambientet e Universitetit të Prishtinës.
Studentët e Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës kishin organizuar një event ku u fol për sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Por mesa duket eventi u ndërpre për shkak të grupit të të rinjve të Partisë Demokratike që kishin shkuar dhe kishin prishur të gjithë organizimin. Në video duken qartë momentet e grushtit dhe një vajzë që bërtet: Jashtë, dil jashtëëëëëë! Paskeni hedhur shumë lekë. Largohu mor’ akoma nuk zure mend ti mor.
“Kjo është fytyra vulgare e pushtetit që mbahet në këmbë nga oligarkët në bashkëpunim me politikanët e çdo krahu. Prandaj lufta ndaj pushtetit të Samir Manes është lufta që ka prekur nervin e të gjithë sistemit të kalbur 30-vjeçar. Në lojë nuk janë vetëm interesat e kryeoligarkut, por edhe e të gjithë pushtetarëve që ushqehen me paratë e tij,”-shkruhet ndër të tjera në postimin e OP-së.
POSTIMI I PLOTË:
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe anëtari i OP-së, pedagogu Arlind Qori, i cili me anë të një statusi në rrjetin e tij social në Facebook ka sqaruar gjithçka duke bërë edhe akuza. Në reagimin e tij Qori shkruan se PD-ja i ka shërbyer Samir Manes dhe oligarkëve njëlloj si Edi Rama dhe PS.
“Ata urrejnë të varfrit, përçmojnë punëtorët dhe mendojnë vetëm si të grabisin. Gara e tyre me Ramën është se kush do të vjedhë më parë e më shumë. Me të tillë “opozitë”, Rama do të plakej në pushtet. Po fatmirësisht në shoqërinë shqiptare po lindin trupa politiko-shoqërorë aq vitalë, sa PS, PD e LSI janë në buzë të koshit të plehrave,”-shkruan ndër të tjera Qori.
POSTIMI I ARLIND QORIT:
Nuk dihet se përse të rinjtë e FRPD-së kanë shkuar në Kosovë dhe nëse kanë qenë të ftuar. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kreu i tyre, Belind Këlliçi.
(k.m/dosja.al)