Home POEZI Dua të të shoh në sy…

Dua të të shoh në sy…

Nga Gladiola Busulla

Dua të të shoh në sy.
Të të them sa më mungon.
Të marr frymë në ajrin tënd.
Të përhumbem në misterin e prekjes sate.
Të vesh hapat e tu si këpucë,
e të shkel distancën që na ndan.

Lutem të përkëdhelësh demonët e mi.Të më fashitësh angështinë.
Me ëndrrat e mia, të thurësh një përrallë.
Por ti kridhesh në emocione të ngrira.
Sheh qiej të tjerë dhe ngushëllohesh.

Share: