Home KRYESORE Egla Harxhi: Fanatizmi mbi femrën dhe nuditetin e saj

Egla Harxhi: Fanatizmi mbi femrën dhe nuditetin e saj

Fragment nga Egla Harxhi

…Fanatizmi mbi femrën dhe nuditetin e saj ka krijuar një ndrydhje shumë të madhe në shoqërinë tonë dhe rrjedhimisht ka futur femrën në një kuti ku e vetmja gjë që duhet të bëjë është rrijë në shtëpi dhe të rrisë fëmijët, të bëjë çfarë thotë burri, i dashuri apo i fejuari.

Këtu nuk u vë faj perëndimorëve që na quajnë arkaikë dhe të prapambetur në mentalitet. Për mua është shumë lënduese kur na identifikojnë me një shtet musliman, jo, ne nuk jemi një vend musliman dhe këtu nuk kam asgjë kundër besimtarëve, por për mua nuk është identiteti i popullit tim.

Për këtë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, nuk jemi vendi ku gratë mbulohen apo janë të nënshtruara ndaj burrit, jo nuk jemi dhe nuk duhet ta pranojmë. Jemi vendi i mbretëreshës Teutë, Pirros së Epirit, i Skënderbeut dhe nuk duhet ta harrojmë këtë.

Vendi ynë është me tradita të lashta paganiste, ndaj duhet t’i kthehemi këtyre traditave dhe për mua dalja lakuriq është pikërisht revolta ime ndaj këtij imazhi që na është vendosur.

Unë dua të krijoj imazhin e gruas së forte, të pavaruar po që në të njëjtën kohë ndihet femër, është përgjegjëse për seksualitetin e saj dhe nuk pyet njeri për zgjedhjet e saj…

Share: