Home KRYESORE Epidemia kineze erdhi nga kafshët e egra/ Pacientëve të koronavirusit në Vuhan...

Epidemia kineze erdhi nga kafshët e egra/ Pacientëve të koronavirusit në Vuhan u jepet mish breshke për darkë

Megjithëse epidemia vrasëse e koronavirusit erdhi nga një treg kafshësh të gjalla në Kinë, pacientët e një spitali në Vuhan ankoheshin sot se ushqimi i tyre përmbante mish kafshësh të egra. “Sot na dhanë mish breshke guaskë-butë”, thotë një person në karantinë në një video të publikuar nga mediat kineze. 

Sëmundja ngjitëse ka vrarë deri tani 638 njerëz dhe besohet se ka ardhur nga lakuriqët e natës ose gjarpërinjtë.

Mishi i breshkave guaskë-butë konsiderohet si shumë i ushqyeshëm në mjekësinë kineze dhe njerëzit besojnë se ndihmon në shërimin e shpejtë të sëmundjeve.

Breshkat kineze për konsum vijnë nga fermat e prodhimit dhe zakonisht zbuten në ujë para se të përdoren në supë.

Sot kërkuesit e Universitetit Bujqësor të Kinës zbuluan pangolinin si një burim i mundshëm i sëmundjes, prej të cilit virusi besohet se ka kaluar të lakuriqët e natës.

Megjithëse të teta speciet e pangolinit janë të mbrojtura me ligj ndërkombëtar, ato mbeten një nga kafshët më të kërkuara e më të shitura në Azi e Afrikë, sipas Fondit Botëror të Botës së Egër.FOTO GALERI1/13

Top Channel

Share: