Home KRYESORE “Eskortat e prostitucionit të lidhura me politikën kosovare”, flet profesori universitar

“Eskortat e prostitucionit të lidhura me politikën kosovare”, flet profesori universitar

“Në vendet siç është Kosova dhe Shqipëria ku narko mafia dhe oligarkia politike, bëhen produkt, jo i ndonjë konkurrencë lojale dhe normale, po produkt i monopolit dhe kontrollit mbi politiken, zhvillohen dhe “emancipohen” këto sjellje devijante me aq siguri dhe liri te manifestimit”, thotë Maloku për “Kosova Sot Online”.

Në vitet e fundit, një numër i madh i femrave të reja në Kosovë të joshura nga kokat e korruptuara të politikës dhe të biznesit, kanë filluar të shndërrohen në “eskorta” përcjellëse të këtyre njerëzve brenda Kosovës e deri në Dubai, e madje edhe më larg në vendet arabe.

Sipas analistëve dhe njohësve të shkencës së sociologjisë, është shqetësues ky fenomen se si është duke u bërë prostitucioni i nivelit të lartë, duke u bërë edhe profesion dhe mënyrë e jetesës së shumë femrave, të cilat edhe pse nuk punojnë asgjë, po hyre në mediet sociale apo po ti shohësh nëpër Kosovë, bëjnë jetë super luksoze, thuajse janë gratë e sheikëve.

Edhe përkundër faktit se një pjesë e madhe e këtyre femrave kanë pasur të hyra milionëshe në llogaritë e tyre bankare, për çka janë të informuar si BQK-ja ashtu edhe policia e prokuroria, deri më sot prokuroria kosovare i ka mbyll sytë dhe nuk ka hapur asnjë rast, pasi sipas analistëve, këto vajza eskorta-prostituta janë të dashurat e prokurorëve, policëve, pushtetarëve si dhe mafio-oligarkëve që po vazhdojnë të sundojnë në Kosovë.

Lidhur me këtë shpikje të re të krimit të organizuar, për “Kosova Sot Online” ka folur profesori universitar, sociologu Fadil Maloku.


“Dukuria e “eskortave” përcjellëse femërore, sot në kohën e qarkullimit të lirë është një fenomen jo vetëm lokal, por, edhe sish global. Ne shoqëritë shqiptare, ky fenomen, duket që është midis shumë faktorëve edhe pasojë për mendimin tim e dy faktorëve kyç; njërit të brendshëm, e që ka të bëjë me krizën që e ka kapluar gjithë shoqërinë dhe të gjitha shtresat që po i rrisin antagonizmat midis veti, shkaku i pabarazisë enorme që po krijohet në pothuajse të gjitha shoqëritë e tranzicionit. Dhe faktorit tjetër që ka të bëjë është kryesisht me keqkuptimin e “lirisë” dhe mënyrën e shndërrimit të kësaj lirie në biznes publik”, thotë sociologu Fadil Maloku për “Kosova Sot Online”.

Sipas Malokut, rrëshqitja e femrave të reja në këtë rrugë të rrezikshme të prostitucionit që është shndërruar në biznes, është edhe pasojë e lirisë së shfrenuar që ato e kanë fituar në këtë shoqëri tranzicionale.

Share: