Nga Elena Kocaqi
Duke qene se jetojmë ne një kohe te një krize te thelle vlerash, morali, etike e konsideroj te nevojshme te bej disa sqarime ne lidhje me etiken. Është maksimumi i kulturës, edukatës dhe etikes qe te durosh komunikimin me njerëz qe nuk kane as etiken minimale njerëzore dhe profesionale.
Shpesh ne daljet e mija publike për te mos ulur nivelin tim te kulturës dhe edukatës kam duruar me tepër se duhet njerëz pa etike qytetare dhe profesionale. Janë disa forma te etikes njerëzore dhe komunikimit publik qe duhen zbatuar nga te gjithë si.
1- Etika njerëzore e komunikimit qe është një sjellje e mire e detyrueshme ndaj kujtdo. Nuk ka lidhje me respektin se ai fitohet por me një standard njerëzor sjellje, shkelja e te cilit është e papranueshme. Njerëz qe shkelin ketë lloj etike janë kandidate për karantine edukimi me detyrim.
2- Etika profesionale ne komunikim dhe vlerësim ka te bej me atë qe një ekspert ne fushën e vet nuk mund te kundërshtohet nga një person qe as ka informacionin minimal për një çështje. Te kundërshtosh tjetrin profesionalisht do te thotë qe ne fushën e tij te kesh po te njëjtin informacion, po te njëjtën aftësi analize dhe sinteze ne lidhje me materialin e asaj fushe dhe pastaj vjen gjykimi kritik, ku hyn vlerësimi qe është maja e mendimit profesional qe behet nga super profesionit te fushës.
PRA GJYKIMI DHE VLERSIMI BEHET NGA I BARABARTI I JOTE NE ATE FUSHE OSE DIKUSH ME LARTE. ÇDO LLOJ VLERSIMI TJETER ESHTE NUL.
3- Etika ideore qe ka te bej me atë qe nuk duhet te merresh personalisht me individin edhe nëse e urren, xhelozon atë por me idetë e tij te bazuara ne fakte dhe argumente.
Këto janë rregulla te komunikimit personal, publik dhe profesional te detyrueshme për tu zbatuar nga njerëz te edukuar. Personalisht kam respekt për veten dhe për tjerët dhe nuk pranoj asnjë lloj komunikimi personal dhe publik qe shkel këto tre standarde etike.