Home KRYESORE Gjendet zgjidhja brilante për koronavirusin/ Gjaku i pacientëve të shëruar mund të...

Gjendet zgjidhja brilante për koronavirusin/ Gjaku i pacientëve të shëruar mund të kthehet në kurë për të tjerët

KINË– Të enjten një zyrtar i lartë kinez i shëndetësisë u bëri thirrje njerëzve që ishin shëruar nga koronavirusi  për të dhuruar plazmën e gjakut, sepse ajo mund të përmbajë proteina të vlefshme që mund të përdoren për të trajtuar pacientët e sëmurë.

Thirrja për të marrë plazma nga trupat e të tjerëve, erdhi pas një njoftimi nga kompania shtetërore, China National Biotec Group, pasi disa të tilla u morën nga trupat e të tjerëve  dhe ndihmuan në trajtimin e 10 pacientëve me sëmundje kritike, duke zvogëluar inflamacionin e tyre brenda  24 orëve sipas mediave të huaja. 

Por a është kjo një ide e mirë?

Qasja është një mënyrë logjike dhe premtuese për të trajtuar pacientët me koronavirus të sëmurë në mënyrë kritike- janë shprehur, ekspertët e Live Science. Por për shkak se koronavirusi ka një shkallë të ulët të vdekshmërisë, duke anashkaluar procesin normal të testimit të ilaçeve jo domosdoshmërisht ka kuptim, dhe mjekët duhet të jenë në gatishmëri të lartë për efektet anësore të mundshme- kanë shtuar ata.

Antitrupat janë proteina që  luftojnë viruset, bakteret ose substancat e tjera të panjohura. Pra ata janë proteina, të cilat sistemi imunitar i prodhon për të luftuar viruset, bakteret ose substancat e tjera, të huaja për organizmin. Antitrupat janë specifikë për secilin “pushtues”, por megjithatë, trupi ynë kërkon pak kohë për prodhimin e tyre.

Nëse i njëjti virus/bakter përpiqet të hyjë sërish në organizëm, prodhimi i antitrupave është më i shpejtë.Njerëzit të cilët janë shëruar kohët e fundit nga COVID-19 ende kanë antitrupa ndaj koronavirusit që qarkullon në gjakun e tyre. Injektimi i këtyre antitrupave në pacientë të sëmurë mund të ndihmojë teorikisht pacientët të luftojnë më mirë infeksionin.

Me fjalë të tjera, ky trajtim do të transferojë imunitetin e një pacienti të rikuperuar te një pacient i sëmurë, një qasje që është përdorur më parë në pandemitë e gripit- tha Benjamin Coëling, një profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Hong Kongut për mediat e huaja.  Por megjithatë jo të gjithë janë të bindur që nxitimi për të përdorur plazmën e gjakut në pacientë ka kuptim.

“Unë mendoj se këto trajtime teorike  janë ide të mira, por megjithatë duhet me patjetër që të testohen në kushte laboratorike për t’u siguruar që një trajtim është i sigurt dhe efektiv përpara se të aplikohet tek njerëzit”– është shprehu Eric Cioe-Peña, drejtori i shëndetit global në Northëell Health në Neë York i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka shkuar në 1526 dhe janë regjistruar 2,277 dyshime për të infektuar në provincën Wuhanit. Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara arrin 66,462 në shkallë vendi, nga të cilat 11.053 janë raste shumë të rënda.Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve që janë regjistruar në territorin e Kinës gjithashtu është shënuar një në Hong Kong, një në Filipine, një në Japoni dhe një në Francë.

(A.K.Dosja.al)

Share: