Home KRYESORE Historiani: Nexhmije Hoxha e nisi si zogiste, mbeti një 99-çe

Historiani: Nexhmije Hoxha e nisi si zogiste, mbeti një 99-çe

Vdekja e Nexhmije Hoxhës është komentuar sot në media dhe rrjetet sociale. Bashkëshortja e ish-diktatorit, e cila dhe vetë është akuzuar shpesh si përgjegjëse e shumë krimeve të ndodhura në komunizëm, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, pa kerkuar kurre ndjese per cfare ndodhi gjate regjimit hoxhian. Historiani Kastriot Dervishi, teksa poston disa foto të rinisë së saj e cilëson Nexhmije Hoxhën edhe si një grua karrieriste.

Ndërsa publikon kartën e anëtarësimit të Nexhmije Xhuglini (Hoxha) në partinë fashiste, Dervishi tregon edhe dy fotografi, ku në njërën ajo shihet në vitin 1936 duke nderuar si zogiste dhe në vitin 1940, gjatë një vizite në Itali si fashiste. Më pas sikurse dihet, Nexhmije Hoxha qe anëtare e Partisë Komuniste.

 Publikimi i Kastriot Dervishit 

Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit më të egër që ka parë toka shqiptare, atij që i solli dëme të pallogaritshme vendit, dëme që as pushtuesit nuk ia shkaktuan, vdiq sot me të vërtetë. Njeriu që ishte përgjegjës po aq sa bashkëshorti i saj, nuk do të vazhdojë më të bëjë propagandën e idealit kriminal. Nga ajo dhe bashkëshorti i saj, mijëra familje mbetën pa të afërt, ndërsa vendi u zhyt në varfëri e krim. Ajo e nisi jetën duke nderuar si zogiste. Si karrieriste që ishte u vesh edhe fashiste. E vazhdoi e përfundoi si komuniste. Ishte shefja e propagandës komuniste dhe mbështetësja dhe frymëzuesja më e ngushtë e Enver Hoxhës në krimet e tij. Jeta e saj mbeti duke e lënë një 99-çe.

Kujtojmë se pas çlirimit të vendit dhe ardhjes së komunistëve në pushtet, Nexhmije Hoxha mbajti poste të larta në qeverinë e drejtuar nga i shoqi, duke qenë e përkëdhelura e sistemit. / Opinion.al

Share: