Home KRYESORE Ilda Bejleri përballet me një tjetër telash, policia i sekuestron makinën

Ilda Bejleri përballet me një tjetër telash, policia i sekuestron makinën

Aksidentoi 63-vjeçaren dhe u largua/ Pas marrjes në pyetje

Pas aksidentit dhe shoqërimit në polici, moderatorja e njohur dhe imazhi i fushave të gjelbra Ilda Bejleri përballet me një tjetër telash. Në informacionin përfundimtar të policisë në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë ku moderatorja aksidentoi një 63-vjeçare dhe akuzohet se u largua nga vendi, policia thotë se për të zbardhur aksidentin dhe rrethanat ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të 33-vjeçares.

Ndërkaq bëhen të ditura dhe akuzat ndaj Bejlerit, si e dyshuar për ‘Shkeljet të rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largim nga vendi i aksidentit’.

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe. Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’”, deklaron Policia.

(BalkanWeb)

Share: