Home KRYESORE Itali / Gruaja e infektuar me koronavirus lind foshnjën e shëndetshme

Itali / Gruaja e infektuar me koronavirus lind foshnjën e shëndetshme

Një grua e infektuar nga koronavirusi në Piaçenca të Italisë ka lindur një foshnjë e cila gëzon shëndet të plotë.

Këshilltari rajonal për Shëndetin në rajonin e Emilia-Romagna tha se foshnja e lindur nga një nënë e infektuar nga koronavirusi pas testit ka dalë negativ ndaj COVID-19.

Deri më tani koronavirusi në Itali ka shkaktuar 12 të vdekur dhe ka prekur 400 persona në dhjetë rajone, 258 në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia-Romagna, 11 në Liguria, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Sicili, 2 in Toscana dhe 1 në Bolzano.

Ndërkohë kreu i Mbrojtjes Civile në vend tha se 50% e të prekurve me koronavirus nuk kanë nevojë për mjekim në spital. Nga 400 të prekur , 221 janë në izolim në shtëpi, ndërsa 128 persona janë të shtuar në spital me simptoma, ndërsa 36 janë të shtruar në terapinë intensive njofton La Republica. /Opinion.al

Share: