Home KRYESORE Koronavirus: Gjendet kura në Tailandë, shërohesh në 48 orë (video)?

Koronavirus: Gjendet kura në Tailandë, shërohesh në 48 orë (video)?

Kura kundër epidemisë së koronavirusit më në fund është gjetur. Zbulimin e ka bërë një grup mjekësh në Tajlandë.

Sipas portalit mediatik Agi, shërimi nga koronavirusi më në fund është gjetur. Kura, siç ishte parashikuar, u gjet në Tajlandë. Dr Kriengsak Attipornwanich zbuloi se një pacient kinez 71-vjeçar i infektuar nga virusi, pasi mori trajtim me ilaçe gripi dhe të tjerë të përdorur për të luftuar HIV, u shërua nga sëmundja në vetëm 48 orë.

Por mjeku pretendon madje se përmirësimet e para ishin të dukshme vetëm 12 orë pas administrimit të kokteilit farmaceutik. Trajtimi përfshin përdorimin e ilaçit oseltamivir me shtimin e lopinavir dhe ritonavir, që zakonisht përdoret nga pacientët me HIV./fjala

Përgatiti: L.Veizi

Share: