Home KRYESORE Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë: Pjesën më të madhe...

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë: Pjesën më të madhe të investimeve të huaja në rajon i merr Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Kreu i Dhomes Amerikane te Tregtise, gjate analizes se klimes se investimeve dhe arritjet gjatë 2019-ës, ka vecuar sot dy eksperienca të ndryshme te bizenesit ne vendin tone, nga njëra anë efektiv dhe me sukses e nga ana tjeter me shume veshtiresi.

Ne nje deklarate per mediat, Enio Jaço ka nenvizuar se “Një nga kto vështirësi ka të bëj me procesin e konsultimit publik, e thënë më drejtpërdrejt, Ligji Për Konsultime Publike nuk respektohet nga administrata”.

Në lidhje me investimet amerikane, sipas tij, Shqipëria me SHBA-në ka një bilanc tregtar prej 100 milion dollerësh, i cili është shumë i ulët, nën potencialin e mundshëm.

“Po ta krahasojmë me bilancin tragtar të Maqedonisë së Veriut që është 230 milion, pra 2.3 herë më i lartë se i yni, edhe pse Maqedonia është një vend më i vogë me ekonomi më të vogël se Shqipëria”- tha ai.

Sipas tij, “Kemi një hendek shumë të madh mes pozicionit ku ndodhemi dhe pozicionit të Maqedonisë së veriut. Nuk është çudi pra që pjesën më të madhe të investimeve të huaja në rajon i merr Serbia dhe Maqedonia e Veriut”.

Duke u ndalur ne situaten postermet, ai theksoi se “kemi raportime mbi të ardhura të ulta në 3 mujorin e fundit të 2019 por edhe gjatë tremuajrit të parë do kemi impakt në lidhje me shpënzimet e konsumatorit gjatë 2020”./Lapsi.al

Share: