Krim në familje në Durrës. Burri vret gruan në dyqanin e metrazheve në pronësi të tyre. Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, ka qëlluar me levë, të shoqen Hajrie Tosuni, 59 vjeçe.Ngjarja vjen pak orë pasi në Mirditë, Fatmir Kolecaj vrau ish-bashkëshorten dhe të vëllain e saj, pasi nuk e lejonin të kishte kontakt me fëmijët pas ndarjes.
Pamje nga vendngjarja26 Shkurt, 2020 11:53
DURRES- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç ka qëlluar me levë, bashkëshorten e tij, 59-vjeçaren, Hajdie Tosuni. Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit të qytetit, brenda një dyqani metrazhesh që ishte në pronësi të çiftit. Burime nga vendngjarja shtojnë se para debatit, çifti. që bënte pjesë në komunitetin egjiptian, ishte konfliktuar rëndë.Tosuni, është vetë-dorëzuar në polici, pak minuta pas vrasjes.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak, Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kjo është vrasja e dytë brenda 24 orëve që ndodh në familjet shqiptare. Mbrëmjen e djeshme, Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan dhe të vëllain e saj në Mirditë. Fatmir Kolecaj vrau ish-bashkëshorten, Esmeralda Filopati 36 vjeçe, nënë e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç. Esmeralda dhe Fatmiri ishin divorcuar 3 vite më parë.
Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsambrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna, por teksa po ktheshin në shtëpi në oborr janë qëlluar për vdekje.
(F.g/dosja.al)