Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e kreut të shtetit, Hashim Thaçi.
Kreu i Vetëvendosjes ka vënë në dijeni kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani për një marrëveshje të vitit 2013 mes Hashim Thaçit, asokohe kryeministër i vendit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sipas Kurtit marrëveshja është bërë në shkelje të Kushtetutës, pasi Thaçi në emër të Kosovës, mori tek KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë pa afat.
Në shkresën dërguar kryetares Osmani, Kurti ka rrëfyer faktin se pas pranimit të detyrës së Kryeministrit, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me nenin 20 “Bartja e Sovranitetit”, nenin 18 “Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare” dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit].
Pas analizimit të plotë të kësaj marrëveshjeje, stafi ka dalë në përfundimin se sipas tyre ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar se presidenti Thaçi ka shkelur rëndë Kushtetutën kur ishte kryeministër i Kosovës.
“Duke marrë parasysh provat në dispozicion të Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, ekzistojne baza te mjaftueshme per te konstatuar primn Jncie se presidenti Thaci, gjate kohes kur ishte kryeminister, ka kryer shkelje te renda te Kushtetutes dhe se kryerja e ketyre shkeljeve justifikon inicimin e procedures kushtetuese per shkarkimin e tij nga pozita e presidentit te Republikes se Kosoves”, thuhet në përfundimin që është nxjerrë nga zyra e Kurtit./Opinion.al