Home KRYESORE “Maskat kirurgjikale nuk ju mbrojnë”, mjekët japin shpjegime

“Maskat kirurgjikale nuk ju mbrojnë”, mjekët japin shpjegime

Ndërsa kanë folur për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, mjekët e ftuar në emisionin “Opinion” kanë shpjeguar edhe efektin e përdorimit të maskave. Dr. Arian Harxhi dhe Dr. Pëllumb Pipero kanë shpjeguar se maskat kirurgjikale që përdoren masivisht nuk kanë efekt mbrojtës ndaj sëmundjes, por këshillohet që ato të përdoren nga personat e prekur nga virusi për të shpërndarë virusin tek personat e shëndetshëm.

“Personalisht do këshilloja që masakat janë shumë të mira për të mos transmetuar spërklat, por nuk të mbrojnë”, tha Dr. Pipero duke këshilluar që personat që frekuentojnë spitalet apo ambientet e mbipopulluara është mirë ta përdorin maskën. Kjo për të mbrojtur personat që ndodhen në këto ambiente.

Ndërkohë mjekët kanë shpejguar që një efekt më të mirë mbrojtës në këtë situatë, kanë maskat me filtra karboni, te cilat konsiderohen si profesionale. Por mjekët theksuan, se efekti i këtyre maskave është vetëm 6 orë dhe më pas ato duhen ndryshuar. /Opinion.al

Share: