Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Meta takon raporteren e PE: Qeveria kërkon rikthimin e diktaturës

Meta takon raporteren e PE: Qeveria kërkon rikthimin e diktaturës

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me raporteren e Parlamentit Europian, Isabel Santos.

Teksa ka shprehur mirënjohje për institucionet europiane dhe vendet anëtare për ndihmën e dhënë vendit tonë, Meta ka hedhur akuza ndaj Qeverisë.

Presidenti shprehet në reagimin e tij se “lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.”

Sipas Metës, miratimi i ligjit ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar.

Presidenti deklaron se mazhoranca ka si qëllim të rikthejë përsëri diktaturën në Shqipëri.

Reagimi

Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.
Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”./ Opinion.al

Share: