Burri nuk i përballon dot akuzat e ish-gruas dhe braktis studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Kjo ka ndodhur sot teksa në emision Faik Çekrezi u përball me ish-gruan e tij Lirie Doskun, të cilën e kishte akuzuar për braktisje por jo vetëm.
Ndryshe nga çfarë kishte deklaruar 65-vjeçari një ditë më parë, Liria ka sjellë sot një dëshmi të rëndë, ku e akuzonte ish-burrin se e kishte përdhunuar dhe në sy të fëmijëve për 10 vite me radhë. Ajo e quajti disa herë mostër. Nga ana tjetër Faiku pranoi se ka disa faje por duke mos duruar dot akuzat është çuar në mënyrë demonstrative dhe kadalë nga studio.
“Unë po iki, faleminderit për gjithçka. Unë e gjej vetë formulën se ku do vete sot. Ajo të tregojë të vërtetën që është martuar disa herë. Të njoftoni policinë dhe të vijnë të më arrestojnë, dalë e drejta. 90 herë e martuar, e virgjër thotë ajo”, tha Faiku dhe më pas doli nga studioja.
Të plotë përballjen e gjeni në orën 17:00 në “BalkanWeb”
(BalkanWeb)