Home KRYESORE Na preku zemrën të gjithëve, aktori mbledh 150 mijë $ për 9-vjeçarin...

Na preku zemrën të gjithëve, aktori mbledh 150 mijë $ për 9-vjeçarin viktimë të bullizmit

Pas videos që na preku të gjithëve ku një fëmijë 9-vjeç i  cili ishte viktimë e bulizmit për shkak të pamjes së tij, një lajm i mirë ka ardhur për të.

Ka qenë komediani Brad Williams i cili ka vendosur që të surprizojë vogëlushin duke mbledhur 150,000 dollarë për ta dërguar atë në Disneyland.

Brad Williams ngriti një faqe GoFundMe për Quaden Bayles të enjten pasi nëna e djalit ndau një video të tij duke qarë dhe duke thënë se ai dëshironte të vdiste për shkak se ngacmohej nga të tjerët për shkak të pamjes së tij.

Williams, i cili gjithashtu ka probleme me fizikun e tij ndërsa në një postim shkruante: ‘Unë po krijoj këtë GoFundMe për të njoftuar se ngacmimet e tilla nuk do të tolerohet, dhe se ai është një qenie njerëzore e mrekullueshme që meriton gëzim.”

Pas ndarjes së videos në mediat sociale, Bayles, është përballur me një pafundësi mesazhesh mbështetëse nga miq por edhe të huaj. Madje edhe ekipi lokal i basketbollit, ka kontaktuar me familjen dhe ka ftuar vogëlushin të dalë në fushë me ta të shtunën. Vetë e ëma, thotë se e ndau videon në “facebook” në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për pasojat e bullizmit. Ajo thotë se normalisht, momente të tilla shqetësuese zgjedh ti mbaj për vete, por këtë radhë kishte ndjerë se nuk kishte mundësi tjetër veçse ta ndante me publikun.FOTO GALERI1/8

Top Channel

Share: