Home POEZI PËR DASHURINË NDAJ TË VARFËRVE

PËR DASHURINË NDAJ TË VARFËRVE

Nga Valentina Mrijaj

Asnjë epitet
Nga gojë e rreme
Shpirtit tim të bardhë
Emrit tim të mirë
Nuk i veshin dot
Fustanin gri
Se gjaku
I Gonxhe Bojxhiut
Venave të mija rrjedh..
Ju që deshët me më pasur
E me qenë unë
Duke më dashur
Me më puth në ballë
E me më vra ju që më lakmoni
Djepin Shpirtin
Përtej bukurisë
Thurni epitete
Tregoni vogëlsinë tuaj të madhe
Para meje.
E unë Mbretreshë
Me delikatesë
Nuk bëj luftë
Me ju
Por bëj artin tim
Shkruaj
Për mirësi e paqe
Për dashurinë ndaj (juve) të varfërve
Shkruaj me afsh …

✍2013

Share: