Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Pushtet e llumnaje, i njejti grup njerezish afer NJISHAVE politike dhe ekzekutive…

Pushtet e llumnaje, i njejti grup njerezish afer NJISHAVE politike dhe ekzekutive…

Nga Majlinda Keta

Pushtet e llumnaje! Pse xhanem edhe pas 30 vitesh nuk i ndajme dot? Sa kohe qe ne Shqiperi pushtetet vendimarrese zoterohen nga i njejti grup njerezish afer NJISHAVE politike dhe ekzekutive, ky vend do te vijoje te vetevritet nga mosbesimi tek demokracia dhe gllaberimi nga korrupsioni.

Nuk po i kuptoj disa njerez qe duan cdo pushtet vendimarres ne parti politike, ne pushtet vendor, ne borde te ndryshme administrimi me finance publike dhe akademizem!!!!!!

Per me keq kur kjo i “ lejohet ligj” !!!!!

Cdo ligj qe ligjeron kete lloj praktike vetem ushqen korrupsionin dhe kastat oligarkike duke shtuar pakenaqesite e shqiptareve se mund te jetohet ne kete vend….. se nuk ka punesim, se emigracioni te shpeton nga hallet…..

…..

Qetesohuni pak, merrni fryme thelle o maniake pushtetesh. Mundesojuni vend dhe te tjereve qe ne secilin prej pushteteve qe mbani ju mund te jene edhe me rezultative se ju qe mbani, 4-13 kunguj nen sqetull( ka pasur gojedhana per kete numer) .

Ne kete llumnaje interesash e pagesash hidhni syte ju njisha.

Ju, njisha te dashuruar pas ketyre shumekungujve mbajtes ju lutem filloni te reflektoni per kete “ atentat te ligjeruar” ndaj demokracise funksionale qe ju duhet te mundesoni ndersa perballe vijoni te keni Shqiperine e shqiptareve te lodhur duke enderruar demokracine dhe duke u tkurrur e trembur cdo dite e me shume nga autokracia despotike.

……

Jemi nisur drejt nje qyteterimi demokratik e jo per tu kthyer ne skllaveri.

Share: