Home KRYESORE Qeveria Prezanton Ndërtimin E Linjës Hekurudhore Me Shpejtësi Të Lartë

Qeveria Prezanton Ndërtimin E Linjës Hekurudhore Me Shpejtësi Të Lartë

Qeveria britanike do ta ketë me prioritet ndërtimin e gjithë linjën hekurudhore te trenave me shpejtësi të lartë 2 (HS2).

BBC njofton se për projektin hekurudhor që lidh Londrën, Birmingham dhe Manchester dhe Leeds, pritet që kryeministri ta prezantojë të martën.

Ndërsa do të ndërtohet e gjithë linja, qeveria do të kërkojë një rishikim të fazës së dytë që mbulon pjesën e Veriut.

Një burim afër projektit, ka konfirmuar se Boris Johnson gjithashtu do të njoftojë një seri projektesh të tjera transporti.

Disa prej tyre do të vendosen në veri të Anglisë dhe Midlands, si pjesë e premtimit të qeverisë duke investuar më shumë në rajonet jashtë Londrës./AlbukTv/

Share: