Të jetosh një jetë me Ty është pak…❤️
PËR TY
Për ty
Që je kuçkë
Më kuçka nga të gjitha gratë e bukura
Që kam njohur
Por je kuçka ime.
Për ty
Që je e shenjtë
Më e shenjtë se Libri i Shenjtë
Je e shenjta ime!
TI INÇEST I ZOTAVE
Çfarëdo që të ndodhë,
kudo që të jem,
në zemren time Ti
vendin e pazevendesueshem ke zënë.
Nëpër të gjtha kohërat
Ti je motra ime,
Inçesti i zotave,
Dashuria ime,
Jo ajo e fatit,
Por ajo që zgjodha vetë.
E RREZIKSHME ?!
Të dua më shumë seç duhet
Natyra po më luan diçka të rrezikshme
A diçka famoze?!
Jam shume i dashuruar me ty!
Sa të dua zot!
“sot” as nuk bëhet fjalë
Madje as “mot”.
PS: Sot vendosa mos postoj vargjet e mia kushtuar dashurisë, por zgjodha disa thënie a vargje që më janë kushtuar mua në kohë të ndryshme (sigurisht duke ruajtur anonimatin 😜) Dhe janë shumë konkurruese me vargjet e mia 🤗 … meshkujt kur nuk botojnë, janë poetë të mrekullueshëm!