Kryeministri Edi Rama tregoi se bashkëshortja është opozita e tij më e madhe, të cilës sipas tij i bashkangjiten edhe dy fëmijët e tjerë, Gregu dhe Rea.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me bashkëshorten e tij, Lindën menjëherë pas fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste.
Rama tregoi se bashkëshortja është opozita e tij më e madhe, të cilës sipas tij i bashkangjiten edhe dy fëmijët e tjerë, Gregu dhe Rea.
“Tani ç’a ti bëj unë fjalmit? E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë. Më takon që ta falenderoj Lindën, se ishte më e moderuar se mbrëmë në shtëpi ku zhvillohej debati ynë. Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të këtyre shoqeve dhe jam i sigurt që kusurin do ta marr në Surrel. Ju qeshni, qeshni, qeshni. Po të mos e kisha në shtëpi çdo natë, me atë në opozitë që kemi në rrugë do më dukej vetja më i madhi i krejtve në botë. Zahon e kemi si Gramozin se nuk ndërhyn në debatet tonë. Por kur vijnë ata dy të mëdhenjtë, them o Lul se ti ma bën jetën më të lehtë,”-u shpreh Rama.
Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.
(k.m/dosja.al)