Home KRYESORE Rama ‘frikëson’ të tijtë: Nuk kemi kundërshtarë, jemi armiku vetes

Rama ‘frikëson’ të tijtë: Nuk kemi kundërshtarë, jemi armiku vetes

Pasi kërkoi 800 mijë vota nga partia socialiste për zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Rama deklaroi në Kongresin e Partisë Socialiste supermacinë totale të PS në drejtimin e Shqipërisë.

“Ne jemi bërë rreziku më i madh i ps si alternativ qeverisëse unë e shoh përditë. Ne jemi sot rreziku më i madh. Kundërshtari tjetër më i rrezikshëm është boshi opozitar në politikë dhe në media. Hic politika hic debati i mbushur me sharje dhe akuza. Hic kundërshtia që ushqehet me lajme fallco. Armiku më i rrezikshëm përballë këtij boshi jemi ne që rrezikojmë të harrojmë se nga vimë dhe se për ku duhet të shkojmë”, tha Rama.

Ai paralajmëroi të tijët se përballë këtij “boshi opozitar” sic e quajti ai ata nuk po punojnë sic duhen.

“Ka nga ata që nuk arrijnë të shtyjnë gardhet dhe muret, jo këtë e kemi nga koha e luftës, jo po i humbi këto zgjedhje jo po ta mbajmë dhe ndërkohë që ku po na prish punë se na solli një nga pd një nga lsi. Ju erdhi keq juve që e latë partinë në dorën time? Vendosëm që çdo organizatë të kemi nga një bashkëkryetare grua dhe ende nuk e kemi…. Çdo ditë prodhojmë kundërshti me ps me qeverinë e ps me programin e PS me ata prej të cilëve ne jemi këtu”, deklaroi ai.

Kryeministri ironizoi thirrjen e Presidentit Meta për manifestimin më 2 mars duke thënë se njerëzit atë nuk e shohin fare.

“Ca mendoni që njerëzit po presin besëlidhjen më 2 mars. Do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me armiqtë e drejtësisë? Aleanca kundër drejtësisë të re do bëjnë besëlidhjen e dytë të Lezhës? Nuk i shofin njerëzit fare këto. Njerëzi shohin nga ne” tha ai duke shtuar se “ne (PS) jemi media më e madhe në Shqipëri”.

Ai foli edhe për negociatat me BE, duke thënë edhe njëherë se ato nuk janë më çështje e Shqipërisë por e vendeve anëtare të BE, ndërsa fjalimi i tij ndiqej nga duartrokitje të shpeshta por edhe me thirrje sporadike nga salla “Rroftë Edi Rama”

“Negociatat po duan ti hapin po duan mos ti hapin kur të kenë ngenë ti hapin le ti hapin. Mjaftë më me dasma ku krushqit nuk paraqiten ditën e dasmës”, tha Rama. /Opinion.al

Share: