Home KRYESORE “Sa bukuroshe, aq edhe halabake rrugësh”, Kryemadhi i përvishet Etilda Gjonajt

“Sa bukuroshe, aq edhe halabake rrugësh”, Kryemadhi i përvishet Etilda Gjonajt

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbajtur një fjalim të ashpër sot me strukturat e partisë në Shkodër ku e ka emërtuar kryeministrin Rama një “kriminel” që guxon të kërkojë punëtorë të huaj në kushtet kur shqiptarët kanë emigruar për punë dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, sa “bukuroshe” aq edhe një “halabake rrugësh” që vjedh edhe pronat e shqiptarëve.

Kryemadhi tha ndër të tjera se “ndihemi çdo ditë e më shumë jo pa shpresë, por shqiptarët ndihen pa mburojë, pa shtetin e tyre dhe ju të gjithë e di ç’ka ndodhur ditët e fundit. Në fakt dëgjon në debatet televizive dhe me miqtë e huaj që flasin për Kushtetutën. Mbi bazën e saj ne kemi vendosur rregulla, nuk do të dënim ku është prona e secilit, ku është fundi i rregullave të demokracisë për dikë dhe ku fillon për tjetrin, pra, ajo që vendos rregullin.

Kushtetuta e një vendi është si rregulli i një burri dhe gruaje në shtëpi, si i prindërve që vendosin rregullat. Sot ndiej dhembshuri, keqardhje dhe ndoshta edhe mëshirë, sepse Kryeministri ynë, që ka treguar jo gjë tjetër veç analfabetizmit politik, por edhe njerëzor, sepse ai nuk ka asnjë fije njerëzillëku në shpirt. Dëgjoja se si sot nga shtëpitë e njerëzve të rrënuar në Durrës ne do të thërrasim punëtorë nga jashtë sepse shqiptarët i mendon të gjithë jurist që rrinë në kafene.

Por të shikosh se juristët e Ramës janë dhe ata që paguajnë një natë në hotel 700 euro, sa ndihma ekonomike e 20 familjeve shqiptare në Tiranë.

Rroga 200-mijë lekëshe është luks në Shqipëri, po bëhet luks dhe pensioni social 70 mijë lekë të vjetra dhe ky analfabet thotë se do sjell punëtorë nga kontinente të tjera se këtu nuk paska.

Mjafton t’u drejtohet firmave të ndërtimit dhe të shohë se nuk kanë dhe sesi 700 djem nga Gramshi punojnë sot në Mongoli. Gra shqiptare punojnë sot në Mongloi, Qipro, Maqedoni për dhjetë euro se nuk ka punë dhe ky kriminel thotë do të sjellë punëtorë nga vende të tjera.

Po juristët e tij janë kthyer në shtojzovalle të kapjes dhe rrëmbimit të Kushtetutës shqiptare dhe sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe, që ka dhe lidhje familjare me Presidentin e Republikës, sepse ka falsifikuar protokollin e Ministrisë së Drejtësisë.

Se ne merremi me Arta Vorpsin….Kur ajo ka ngelur në provim për të qenë gjykatëse e thjeshtë!

Por ama, një ministreshë që e ndërton fatin e saj mbi fatin e fëmijëve shqiptarëve, siç ka vjedhur protokollin, ka vjedhur edhe pronat e qytetarëve shqiptarëve.

Sa shqiptarë orvaten zyrave të pronave për një copë letër. Siç ka marrë guximin një halabake rrugës për të falsifikuar protokollin e shtetit, kjo dhe bandat e saj mos harroni se kanë vjedhur edhe pronat e shqiptarëve!”/Tpz.al

Share: