Një qen, në pronësi të një pacienteje të prekur nga koronavirusi në Hong Kong, është vendosur në karantinë, pasi ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Covid-19.
Ndryshe, nga çfarë ishte raportuar përgjatë këtyre javëve ku mjekët kishin deklaruar qartë që virusi nuk infekton kafshët, qeni i Yvonne Chow Hau Yee, mund të konsiderohet “pacienti 0”.
Autoritetet vendase thanë se ndryshe nga njerëzit, qeni nuk ka shfaqur asnjë simptomë se mund të ishte prekur nga virusi. Ata shtuan se specialistët do të vijojnë të kryejnë teste mbi ndërsa prej tij janë marrë tashmë edhe kampionë të sekrecioneve.
Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha së enjten se bota është në një pikë vendimtare të betejës kundër Covid-19 dhe të gjitha vendet duhet të jenë gati pasi virusi ka ende potencialin e një pandemie./Opinion.al