Home KRYESORE Sherr i përgjakshëm mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në Greqi, ka të plagosur

Sherr i përgjakshëm mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në Greqi, ka të plagosur

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes shqiptarëve dhe disa pakistanezëve në zonën  e Chania në Ishullin e Kretës në Greqi.  Për pasojë të paktën një burrë shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i plagosur.

Sipas asaj që raportohet në mediat greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 të darkës, ndërsa thuhet se në përleshja nuk janë përdoru armë zjarri por thika.

Për sa u përket pakistanezëve të përfshirë në këtë sherr, mediat greke raportojnë se ata ishin refugjatë të ardhur kohët e fundit në Greqi ndërsa shkaqet e përleshjes mes tyre dhe shqiptarëve ende nuk janë zbardhur.

I plagosuri shqiptarë është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar trajtimeve mjekësore për shkak të plagëve të mëdha që i kishin shkaktuar të goditurat me thikë nga pakistanezët.

Top Channel

Share: