Home KRYESORE Shmangu karantinën, Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin e lartë

Shmangu karantinën, Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin e lartë

An officer of the Chinese People's Liberation Army uses a string to ensure that soldiers stand in a straight line before a welcoming ceremony in Beijing. REUTERS/Kim Kyung-Hoon

Një zyrtar i lartë i tregtisë në Korenë e Veriut u ekzekutua nga autoritetet pasi shkoi në një banjo publike në vend që të qëndronte në karantinë, pas vizitës që zhvilloi në Kinë.

Sipas medias koreanojugore “Dong-a Ilbo”, zyrtari i lartë u arrestua dhe qëllua menjëherë pasi sipas autoriteteve koreanoveriore rrezikoi të përhapte koronavirusin duke vizituar banjat termike.

Sipas raportimeve ai ishte vendosur në izolim pas vizitës në Kinë, kjo pasi lideri Kim Jong Un ka vendosur masa të forta sigurie, pas përhapjes së virusit.

Koreja e Veriut ende nuk ka konfirmuar asnjë rast të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe ka marrë masa drastike për të penguar përhapjen./Opinion.al

Share: