Home Approccio Italo Albanese Situata emergjente me koronavirusin, reagon Ambasada jonë në Itali

Situata emergjente me koronavirusin, reagon Ambasada jonë në Itali

Pas bilanceve të fundit në Itali ku konfirmohet se të prekurit me koronavirus po rriten me shpejtësi, ka ardhur edhe një reagim nga Ambasada e Shqipërisë në Itali. 

Në reagimin e saj Ambasada njofton se situata po ndiqet me vëmendje dhe në fakt e cilësojnë si emergjente . Sipas tyre deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të raportuar për infektimin nga koronavirusi. Megjithatë sipas tyre informacioni mbi identitetin e të prekurve sipas ambasadës shqiptare në Itali është i rezervuar.

“Ambasada e  Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat  e  Përgjithshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur.  Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet  i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ambasada e Shqipërisë në Itali së bashku me MEPJ dhe Ministrinë tonë të Shëndetësisë, janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë  italiane dhe Departamentin e Mbrojtjes Civile të Këshillit të Ministrave për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar.” thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada shqiptare në Itali ka edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane.

“U bëjmë thirrje qytetarëve  shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjences. Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situates. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano. Konsullata Përgjithshme Në Bari” thuhet më tej në reagimin e ambasadës.

Top Channel

Share: