Të paktën 500 vetë personel spitalesh në Vuhan janë infektuar me koronavirusin e ri vrasës në Vuhan, sic konfirmohet nga burime të ndryshme në Kinë, duke shkaktuar mangësi të ndjeshme tëstafit mjekësor të spitaleve.
Qeveria kineze ka raportuar disa raste individuale të infektimit por disa burime vendase kanë thënë se doktorëve e infermierëve u është thënë të mos bëjnë publike shifrat totale.
Arsyeja për urdhrin nuk është shpjeguar por autoritetet po përpiqen të mbajnë lart moralin në përballjen me epideminë e rëndë, veçanërisht pas vdekjes se mjekut Li Wenliang, i cili kishte paralajmëruar kolegët e tij për virusin e ri.
Top Channel