Home KRYESORE Të paktën shpëtoni të tjerat pas meje”/ Ndahet nga jeta 32 vjeçarja...

Të paktën shpëtoni të tjerat pas meje”/ Ndahet nga jeta 32 vjeçarja e cila u mjekua gabimisht nga mjekët shqiptarë!

Kjo është Anjeza Hallvaxhiu nëna 35-vjeçare shqiptare që ka ndërruar jetë pas një beteje 2 vjeçare me kancerin.

35 vjeçarja ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Bruksel, dhe ka lënë pas dy fëmijë jetimë, të cilët janë 3 dhe 5 vjeç.

Familja e të ndierës është në vështirësi ekonomike dhe e ka të pamundur përcjelljen e trupit në Shqipëri pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash.

Lajmi i trishtë u bë me dije nga gazetari Fatos Mahmutaj, i cili përmes një postimi i bëri thirrje çdokujt të kontribuojë financiarisht për përcjelljen e trupit të Anjezës drejt Shqipërisë, për t’i lehtësuar sado pak dhimbjen familjes.

Por Anjeza nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar. Një vit më parë letra e saj u bë virale pasi i kushtohej mjekëve shqiptarë të cilët i ngatërruan diagnozën.

Ja letra e saj:

Pershendetje dr. A. Karaj

Pershendetje dr. A. Bodeci

Pershendetje dr. K. Karaj

Pershendetje dr. Sh. Kadare

Une jam Anjeza HALLVAXHIU (nuk e di nese emri im ju thote dicka). Jam pacientja juaj dhe dua t’ju marr pak kohe, sepse kam dicka shume serioze per t’ju thene. Jam jashte Shqiperise per momentin dhe nuk mund te vij t’ju takoj personalisht.

Jam operuar ne kliniken tuaj “Amavita” ne 16 Dhjetor 2017 per nje mase qe kisha ne gjoksin e majte. Diagnoza pas biopsise te bere nga doktor Kadare ishte “fibroadenome”.

Ne fund të muajit mars 2018 fillova te kem shqetesime ne sqetull. Kam ardhur ne kliniken tuaj 5 here per konsulte per periudhen 4 prill-24 qershor, here me ju doktor Agimi, here me doktor Artanin dhe here te gjithe bashke me doktoreshen Klaudia. Kam bere edhe echo gjiri me mjekun tuaj ne klinike.

Pergjigjja juaj, doktor Agimi, ne fillim të prillit ishte “Nuk ke asgje, ke dy masa te tjera ne gjoks por jane beninje fibroadenome. Ne sqetull nuk ke asgje, por te duket ty”. Me pasi thate bashkeshortit tim “u dhemin grave noi here keto gjera, sic na dhemin ne burrave gjona te tjera”.

Shqetesimet e mia vazhdonin per 3 muaj dhe ju, te bazuar tek biopsia, me dhate antibiotik dhe ne fund doktor Artani me tha se duhet te operohem, te heq masat ne gjoks dhe ne sqetull, te cilat ishin nga 3 cm, dhe te bejme nje biopsi ne vend dhe nese del malinje do vazhdojme te nderhyjme.

Une u konsultova me mjeke te tjere ne Shqiperi, nje nga te cilet dyshoi direkt tek biopsia, kontaktoi doktor Kadarene dhe i kerkoi te rishikonte biopsine dhe i tha se dyshonte per neoplazi.

Doktor Kadare, i shqetesuar, me thirri ne zyren e tij pas 3-4 oresh nga kerkesa per rishikim (e premte, date 23 qershor). Ai me tha, i ulur perballe meje shume i shqetesuar, duke me pare ne sy, se ai e ka ripare xhamin e biopsise dhe se ka gabuar me biopsine, nuk e ka vleresuar sic duhej duke u nisur nga mosha ime e re, 32 vjec. Me tha: “Jam njeri dhe nuk jam i pagabueshem!”. Ai me tha se tashme ai shikon disa karcinoma ne masen e hequr nga ju ne dhjetor 2017, 6 muaj pas nderhyrjes. Kam takuar doktoreshen Klaudia te shtunen, ne date 24 qershor, ne pamundesi per t’ju takuar ju ose doktor Artanin, dhe ia kam treguar “leximin” e dyte te biopsise nga Kadare, qe patjeter jua ka bere me dije.

Te henen, ne date 26 qershor 2018, une jam larguar jashte Shqiperise, kam bere biopsi (pa kirurgji) ne gjendrrat e reja ne gjoks dhe biopsi ne gjendrrat ne sqetull dhe pergjigjia ishte “triple negative breast cancer” e llojit metaplastatic. Skaneri tregoi metastaza ne mushkeri dhe ju e dini me mire se une se c’do te thote kjo. Mjeket ketu ku jam me thane se absolutisht nuk duhet nderhyre por duhet te filloj kimioterapi dhe me pas mund te operohem. Historia dhe peripecite e mia vazhdojne akoma, por nuk po ju lodh me.

Doktor, une erdha tek ju dhe ju besova jeten time 100%, te ardhmen e familjes sime, te ardhmen e femijeve te mi, qe jane akoma bebe dhe nuk e di ne qofte se kur te rriten do te mund te me mbajne mend! Si mund te tregoni kaq shume neglizhence karshi jetes se nje njeriu? Doktor Agimi, ju mendoni se une lija 1001 detyrimet e mia per te ardhur tek ju kot? Ju me trajtuat me nje neglizhence shume te madhe nuk me moret seriozisht, ne Prill qe une u riktheva tek ju me shqetesime ju duhet te kishit investiguar, qofte biopsine e pare, qofte nje biopsi te re. Ju nuk mund te hidhni fall me jeten time, te cilen une jua besova ju. Nuk po flas per gabimin e Kadarese sepse fjalet jane te teperta, por JU duhet te me shpetonit kur une u riktheva tek ju, ju nuk me moret seriozisht qe ne Prill, nese do e benit mbase do kishte akoma kohe per shpetimin tim.

Doktor, tani qe e moret vesh se une kisha kancer qe ne momentin kur ju me operuat dhe kisha kancer sa here ju me thonit nuk ke gje se biopsia ka dale beninje, pa bere asnje analize te re, me thoni ju lutem nese ndjeni sadopak pergjegjesi morale, si njeri ne radhe te pare, per fatin tim? Jo per semundjen time, sepse ate nuk e shkaktuat ju, por ajo nuk u kap ne kohe per shkakun e neglizhences tuaj, te te gjitheve bashke. Perse duhet te dyshonte nje mjeke qe une e takoja per here te pare, perse duhet te me hapte syte ajo dhe jo ju, mjeku im qe ju besova jeten?!

Ne fakt, qellimi i kesaj letre eshte qe ju te jeni te informuar dhe te vetedijshem se sa shume keni gabuar me mua dhe cfare me keni shkaktuar dhe deshiroj shume qe kjo pervoje t’ju sherbeje per grate e tjera qe do t’ju besojne jeten, ashtu sic bera une. Ju lutem, merreni seriozisht cdonjeren prej tyre, tani qe me e keqja me ndodhi mua. Te pakten te shpetojne te tjerat pas meje.

Me respekt

Anjeza Hallvaxhiu/Puls7.com

Share: