Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Tërmeti/ Gjykata liron dy ish-kryekomunarët dhe disa zyrtarë (Emrat)

Tërmeti/ Gjykata liron dy ish-kryekomunarët dhe disa zyrtarë (Emrat)

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, si përgjegjës të dëmeve të shkaktuara.

Në vendimin e Gjykatës së Ape lit thuhet; “Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim Faik Fejzo, Besnik Fuçia, Fatbardh Plaku, Hodo Gjoni, Naim Shehi, Gëzim Shkalla, Fejzi Dyrmishi, Shefqet Doda, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pëllumb Korfuzi, Ndoc Pepkolaj, Gerti Çalliku, Ali Dyrmishi, Luan Beta, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale”.

Masat e reja të sigurisë:

1.Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje

  1. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje
  2. Faik Fejzo, detyrim paraqitje
  3. Hodo Gjoni, detyrim paraqitje
  4. Naim Shehi, arrest në shtëpi

6.Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi

  1. Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi
  2. Shefqet Doda, detyrim paraqitje
  3. Mehmet Felahi, detyrim paraqitje
  4. Agim Eski, detyrim paraqitje
  5. Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje
  6. Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje
  7. Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
  8. Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje
  9. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje./Opinion.al
Share: