Home KRYESORE Tërmeti/Protestë në Durrës, banorët: Pallati nuk ka ekspertizë të thelluar

Tërmeti/Protestë në Durrës, banorët: Pallati nuk ka ekspertizë të thelluar

60 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në lagjen nr. 5 në Durrës kanë dalë në protestë, pasi pretendojnë se pallati i tyre nuk ka një ekspertizë të thelluar për dëmet.

Një nga banorët e këtij pallati shprehet se; “Përveç kontrollit me daltë edhe çekiç, nuk ka asnjë ekspertizë më të thelluar, gjë që nuk i jep zgjidhje banoreve që vijojnë të banojnë jashtë”.

Ndërkohë, lidhur me shqetësimin e banorëve, ka reaguar dhe bashkia e Durrësit, nëpërmjet një deklarate ku shprehet se pallati në fjalë ka dëmtime në muraturë dhe jo në konstrukt, dhe për këtë arsye nuk kalon për ekspertizë të thelluar.

Bashkia fton banorët e këtij pallati, që të aplikojnë online në njësinë administrative përkatëse çdo ditë të javës,  për të përfituar nga programi i rindërtimit. Kjo nuk është hera e parë që këta banorë kërkojnë sqarim mbi situatën e krijuar me banesat e tyre, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019./ Opinion.al

Share: