Home KRYESORE Top Story/ Zylfie Haklaj tregon për Top Story mesazhet e Sali Berishës,...

Top Story/ Zylfie Haklaj tregon për Top Story mesazhet e Sali Berishës, që i dërgonte familjes Haklaj!

Deri në vitin 1997, për Haklajt nuk u dëgjua shumë. Trazirat që kaloi vendi atë periudhë do ti rikthenin edhe njëherë në skenë emrat e kësaj dere të madhe tropojane. Protagonist kryesor shndërrohet djali i katërt i familjes, Fatmiri. Komiteti i Shpëtimit që ishte ngritur pas trazirave e zgjedh Fatmirin Shef të Komisariatit të Tropojës në moshën 28-vjeçare.

Ai, nuk kishte as karrierë policore, as formimin profesional në këtë drejtim, pasi kishte përfunduar studimet për farmaci. Fatmiri, kishte diçka më të madhe, guximin për tu përballur me situata të vështira. Shumë shpejtë ai u shndërrua në një emër që shkaktonte frikë. Të gjithë tropojanët i druheshin të kishin një përplasje të drejtpërdrejtë më të. Më tepër se nën emrin e ligjit, në Tropojë u vendos rendi me emrin e Fatmirit. Për 5 muaj me radhë në këtë qytet nuk pati asnjë vrasje apo grabitje.

Verën e vitit 1997, flitej për rekrutimin e burrave nga Veriu i vendit për tu rreshtuar përkrah forcave të Gardës për shtypjen e revoltave në qytetet e Jugut. Zylfie Haklaj tregon mesazhet që Sali Berisha, i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tyre.

“Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për ti kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Fatmiri nuk u mjaftua me kaq. Ai, pengoi të niseshin drejt këtij misioni djemtë e tjerë tropojanë që kishin vendosur ti përgjigjeshin pozitivisht thirrjes. Me dëshirën e atyre por edhe nga rrethanat që erdhën, tashmë djemtë e familjes Haklaj ishin në fokusin e politikës së madhe të kohës. Pas fërkimeve që kishin pasur me Sali Berishën, dikur mik i familjes, ata identifikoheshin si mbështetës të krahut të majtë.

“Vëllezërit në kontakt me Fatos Nanon që thotë Berisha kurrë s’kanë pasur kontakt me Fatos Nanon, as me udhëheqësit e lartë, Halili, vëllai ka jetuar në Tiranë, ka takuar udhëheqës por jo se ka pasur ndonjë shoqëri”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Top Channel

Share: