Maskat e fytyrës janë dhe ndër objektet më të kërkuara kohët e fundit nga shumë shtete, si një mënyrë për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.
Në një qytet të Koresë së Jugut, ka pasur dyndje të qyettarëve të cilët kanë pushtuar rrugët për të marrë një maskë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se një numër i madh njerëzish “bllokuan” dyert e një supermarketi në qytetin Daegu të hënën, me qëllim sigurimin e një maske mbrojtëse.
Deri më tani Koreja e Jugut është dhe vendi me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus, jashtë territorit të Kinës. Ndërkohë deri më tani në Korenë e Jugut janë regjistruar 760 njerëz të infektuarve.