Home KRYESORE Video/ Momenti kur vajza mëson për vrasjen e nënës në Durrës: Dua...

Video/ Momenti kur vajza mëson për vrasjen e nënës në Durrës: Dua mamin tim!

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme, në lagjen “Azem Hajdari”, në Durrës. 63-vjeçari Ruzhdi Tonuzi goditi me levë bashkëshorten e tij, Hajrie Tonuzi, 59 vjeçe, brenda dyqanit ku tregtonin metrazhe në Durrës. 59-vjecarja ndërroi jetë menjëherë.

Ndërkohë, në dëshminë e parë, autori rrëfen se, dyshonte që e shoqja e tradhtonte dhe në konflikt e sipër e vrau. Në një video shihet momenti kur vajza e çiftit merr vesh lajmin e kobshëm dhe duke ulëritur kërkon të shohë të ëmën./K.C/dritare.net

Share: