Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka komentuar vizitën e Ramës në Rusi duke thënë se ishte momenti më kulmor dhe më delikat i tij si kryetar i Zyrës së OSBE por dhe si një kryetar parti apo kryeministër i një vendi që ka pasur përplasje me Rusinë.
Minxhozi thotë se Shqipëria ka bërë gabim që ka pasur një nivel kontaktesh me Rusinë afër zeros dhe që ka ndjekur këtë politikë me një port ndërsa duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë, Turqisë, Greqisë apo Italisë që bashkëpunojnë me Rusinë në disa fusha.
”Unë mendoj që ka qenë momenti më kulmor dhe më delikat i Ramës si kryetari i radhës i OSBE. Lavrov është një institucion më vetë po të shohësh çfarë profili ka. Rama ka pasur një vështirësi personale, kur vjen për marrëdhënien tek Rusia apo drejtimin e një organizmi pan europian apo si kryetari partie apo kryeministër i një vendi që ka pasur përplasje direkte me palën ruse.
Nëse ti sheh historikun e 10- vjeçarit të fundit, me këtë shtet në mënyrë artificiale dhe për gabimin tonë kemi pasur një nivel shkembimesh apo kontaktesh afër zeros.
Dhe këtë politikë me një port, pak naive ne shohim gjithë të tjerët, italianët, gjermanë, grekët apo dhe turqit. Ishte një vizitë delikate e Ramës, prisja të kishte ndofta një takim dhe akses përsa më të lartë sa i përket pikëpamjes institucionale.”- tha Minxhozi.
(BalkanWeb)