Home KRYESORE Zgjedhorja/ Për çfarë u përplas mazhoranca me opozitën sot në tryezë

Zgjedhorja/ Për çfarë u përplas mazhoranca me opozitën sot në tryezë

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur sot në tryezën për Reformën Zgjedhore pas propozimit të Partisë Demokratike lidhur me formulën e re të propozuar nga ata për zgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor.

Për të adresuar rekomandimin e OSBE/ODIHR se anëtarët e Kolegjit Zgjedhor nuk duhet të jenë nën presionin e vetingut, PD shtuar si propozim që anëtarët e këtij këshilli që nuk kanë kaluar ende në procesin e vettingut të përjashtohen përkohësisht nga ky proces gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Por ky propozim ka hasur në kundërshtimin e deputetit socialist dhe njëkohësisht bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili ka deklaruar pas takimit në tryezën e reformës se nuk është dakord.

Me keqardhje konstatuam disa propozime që duan rishikim, se nuk mund të vendosin në pikëpyetje të gjithë reformën në drejtësi. Ne jemi gati të gjejmë kompromis por duke respektuar parimet kushtetuese dhe jo hallet që kemi me reformën në drejtësi ti kthejmë në tryezë. Nuk duket normale që procesi i vettingut të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit zgjedhor. Mund të ishte më e arsyeshme që gjyqtarët që kanë kaluar vettingun të jenë pjesë e procesit për Kolegjin Zgjedhor. Pse mos të jenë ata shporta nga e cila të përzgjidhet? Nuk dua që propozimet e PD-së të vendosin në pikëpyetje atë që është arritur me reformën në drejtësi”, tha Gjiknuri.

Sa i përket propozimit të PD për qeveri tranzitore, Gjiknuri tha se nuk ka patur diskutime dhe kjo çështje është e mbyllur.

“Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore, ato gjëra që nuk u arritën me luftë në rrugë s’mund të arrihen me negociata. është diçka e mbyllur, nuk e shoh si problem.”, tha Gjiknuri.

Përfaqësuesi ligjor i PD tha se propozimi i tyre ka ardhur për të adresuar rekomandimet e ODHIR dhe se askush nuk do ti shpëtojë kontrollit.

“Sot opozita bëri propozimin e paketës tjetër. Ka propozuar rreth 6 paket në lidhje më këtë. E drejta për t’iu drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavaruar e cila jo vetëm që garanton zgjedhje të lira por mohon edhe të drejtën për t’u ankuar. Kolegji Zgjedhor ishte gjysmak dhe nën presionin e vettingut. OSBE konstaton se si dhe Gjykata Kushtetuese që duhet të garantojë lirinë, sekretin e votës nuk mund ta mbrojë atë sepse nuk ekziston. Kjo paketë nuk është vetëm për të vënë një kryq tek lista e çështjeve. Pati një reagim shumë të fortë nga mazhoranca. Gjykata që mbrojnë të drejtat zgjedhore nuk do të kapen. Numri i gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun është shumë i vogël. Ju keni rastin e Dvoranit që nuk justifikon 100 mln lekë. Ne nuk kemi ndërmend ta lejojmë këtë të ndodhë. Të gjithë ata gjyqtarë që nuk janë zënë në kurth do të përzgjidhen me short dhe do të mbrohet nga presioni politik. Ata do t’i nënshtrohen kontrolleve. Askush nuk do të jetë imun. Ekspertët janë duke diskutuar”, u shpreh Bylykbashi. /Opinion.al

Share: