Home KRYESORE 2832 punëtorë të rrezikuar në fasoneri dhe call-center,mbyllen 24 subjekte

2832 punëtorë të rrezikuar në fasoneri dhe call-center,mbyllen 24 subjekte

Inspektoriati i Punës ka njoftuar se ka kontrolluar 142 subjekte me numër të lartë punonjësish kryesisht fasonë dhe call –center.

Kontrolli është ushtruar për të verifikuar respektimin nga punëdhënësit të masave të posacme, parandaluese për përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Nga subjektet e kontrolluara, 83 e kishin ndërprerë aktivitetin e tyre ndërsa 59 të tjerë vijonin punën. Nga këto të fundit, Inspektoriati i Punës njofton se 35 i kishin marrë masat ndërsa 24 janë gjetur me shkelje

“24 subjekte, ku ishin të punësuar 2832 vetë, nuk respektonin të gjitha masat e detyruara për zbatim dhe për këtë inspektorët e punës kanë operuar me pezullimin e punës deri në marrjen e këtyre masave”, thuhet në njoftimin zyrtar. /Opinion.al

Share: