Kryeministri Edi Rama njoftoi pak më parë se do të bllokohen hyrjet dhe daljet si edhe qarkullimi me makina private nga qytetet kryesore të vendit duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme deri në mesnatën e së dielës.
Vendimi prek qytetet më të mëdha të vendit, në të cilat jetojnë rreth 2 milion banorë.
Kështu, sipas këtij vendimi nga ora 06:00 e mëngjesit të së premtes deri në mesnatën e së dielës do të bllokohen hyrjet dhe daljet nga Tirana. Po ashtu do të bllokohet edhe qarkullimi me makina private brenda këtyre qyteteve gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu theksohet se do të bllokohet qarkullimi nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.
Ndalimi do të jetë:
-Nga e premtja në orën 06:00 deri të dielën në mesantë, ndalohet hyrja dhe dalja në Tiranë dhe Durrës, e të gjithë automjeteve urbane dhe ndërurbane.
-Nga e premtja në orën 06:00 deri të dielën në mesantë, ndalohet qarkullimi hyrës dhe dalës, me makinat private në Tiranë dhe Durrës gjithashtu edhe brenda për brenda qyteteve.
-Nga e premtja në orën 06:00 deri të dielën në mesantë, ndalohet qarkullimi i makinave brenda në qytet, hyrjet dhe daljet në qytet, në qytetet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.
-Qarkullimi në këto rrethe do të lejohet vetëm për ambulancat dhe shërbimet e posaçme, siç janë makina që shërbejnë për funksionet shtetërore, dhe transportet e mallrave.