Home Approccio Italo Albanese 5.476 viktima dhe 59.138 të prekur/ Italia i kërkon ndihmë SHBA-së

5.476 viktima dhe 59.138 të prekur/ Italia i kërkon ndihmë SHBA-së

Numri i të prekurve në Itali është rritur sërish: në total, që nga fillimi i epidemisë 59.138 persona janë prekur nga virusi Covid 19 dhe viktimat janë 5.476, 651 më shumë në krahasim me një ditë më parë. Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka vendosur të marrë të tjera masa shtrënguese duke reduktuar aktivitetet e hapura. Sipas CNN, Italia i ka kërkuar ndihmë madje edhe pentagonit për të përballuar emergjencën nga koronavirusi.

CNN citon një zyrtar të mbrojtjes amerikane, sipas të cilit, ministria italiane e mbrojtjes ka lëshuar një apel, drejtuar sekretarit të mbrojtjes, Mark Esper, për furnizime me materiale mjekësore dhe sanitare, si maska dhe aparate respiratore.

Siç ka pohuar në fakt edhe ministri Luigi Di Maio, janë aktivizuar të gjitha kanalet diplomatike në botë për të siguruar materialet e nevojshme.

5.476 viktima dhe 59.138 të prekur/ Italia i kërkon ndihmë SHBA-së

Share: