Kryeministri Edi Rama ka raguar pas tetë propozimeve të bërë ditën e sotme nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha më herët se përmes tyre vendi do mund të përballojë situatën e krijuar nga koronavirusi.
Ndërkohë, Rama ka ironizuar propozimet e Bashës, duke thënë se “ky plani 7×7=42 qenka lule corone”. Kryeministri thotë se në këtë mënyrë do të goditej vendi si dhe do të dëmtonte të ardhmen e tij.
Reagimi
KY PLANI 7X7=42 QENKA LULE CORONE! ME KËTË I BIE T’IA BLUAJMË VETË KOCKËN VENDIT DHE T’U HAMË FËMIJËVE GJITHÇKA, MË SHPEJT SE SA VETË CORONA SYNON T’U MARRË FRYMËN MË TË MOSHUARVE! HAJDE PLAN HAJDE! NUK THONË KOT VESI DEL ME SHPIRTIN, S’KA CORONË QË E NXJERR! PFFFF…Ç’MASKARADË!