Home KRYESORE Aktivistet ‘topless’ bllokojnë urën në Londër në protestë për klimën në Ditën...

Aktivistet ‘topless’ bllokojnë urën në Londër në protestë për klimën në Ditën e Grave

Aktiviste të zhveshura të lëvizjes së sensibilizimit ndaj ndryshimeve klimatike ‘Extinction Rebellion’ bllokuan urën Waterloo Bridge teksa 31 prej tyre krijuan një zinxhir për të evidentuar pasojat e klimës dhe emergjencës ekologjike te gratë.

Një zëdhënëse e lëvizjes Extinction Rebellion tha: “Një raport i janarit 2020 i grupit ambjentalist International Union for the Conservation ka zbuluar se degradimi mjedisor po nxit shtimin e dhunës ndaj grave”.

“Raporti zbulonte se shpyllëzimi dhe degradimi i tokës kanë detyruar gratë të udhëtojnë më larg për të mbledhur gjërat për të cilat kanë nevojë si dru zjarri etj, dhe si rrjedhim gjatë këtyre udhëtimeve janë më shumë të ekspozuara ndaj dhunës, përdhunimit dhe pengmarrjeve.”

“Shifrat e OKB tregojnë se 80% e të zhvendosurve si pasojë e ndryshimeve klimatike, janë gra.”FOTO GALERI1/5

Top Channel

Share: