Home KRYESORE Ambasada publikon listën e udhëtarëve që nesër do të nisen nga Londra

Ambasada publikon listën e udhëtarëve që nesër do të nisen nga Londra

Një avion që do të niset më 1 Prill nga Londra, do të riatdhesojë shqiptarët e mbetur atje dhe duket se ky do të jetë fluturimi i fundit i njoftuar në këtë periudhë bllokimesh.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja në Facebook e Ambasadës Shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila njofton gjithashtu edhe listën emërore të qytetarëve të parashikuar në këtë flutrim. Ambasada njofton se të gjithë personat e listës duhet te paraqiten jo më vonë se 3 orë përpara fluturimit. Të gjithë udhëtarët duhet të jenë të pajisur me maske dhe me doreza, të cilat do të mbahen gjatë gjithë udhëtimit./Opinion.al

Share: