Home Gjeo-Ekonomia Ballkani-Midis diplomacive konspirative, publike dhe ambige!

Ballkani-Midis diplomacive konspirative, publike dhe ambige!

Nga Prof. Lisen Bashkurti


Ka me shume se nje vit qe procesi i bisedimeve per normalizimin e marredhenieve Kosove-Serbi per te arritur nje marreveshje perfundimtare qe do konkludonte me njohje reciproke te sovranitetit dhe integritetit territorial midis dy shteteve, ka ngecur.

Shkaqet jane te shumta. Midis ketyre shkaqeve zhvillimet kontraverse politike ne Serbi, Kosove, jane kryesoret. Gjithashtu, dy faktoret kryesore lokal, Serbia dhe Kosova, jane gjendur relativisht te menjanuar nga diplomacia Perendimore.

Bashkimi Evropian vitin e kaluar u perball me zgjedhjet, me sfiden e BREX-it si dhe me kriza te tjera si ajo e emigranteve nga zonat e krizave  ne Siri, Irak, Afganistan si dhe vendet e tjera te  Magrebit. Keto perballje e larguan perkohesisht nga fokusi i BE dialogun Kosove-Serbi. Ne keto rrethana, u aktivizuan me shume shtete individuale, si Gjermania dhe Franca, si zedhenese te strategjise se politikes se jashtme te BE.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes vitin e kaluar u karakterizuan nga ‘rreshqitje’ te shumta te prioriteteve ne politiken e jashtme. Nga Lindja e Mesme drejt Lindjes se Largme, nga Lufta tregetare me Kinen ne ballafaqimet e ashpra me Iranin, nga terheqja prej Sirise dhe Irakut tek bisedimet e deshperuara me Korene e Veriut. Keto ‘rreshqitje’ te politikes se jashtme te ShBA, gjithashtu, lane ne periferi zgjidhjen e ceshtjes se marredhenieve Kosove-Serbi.

Eshte e njohur aksioma diplomatike sipas se ciles, kur aktoret e medhenj me ndikim nderkombetar largojne vemendjen ndaj zonave te krizave, athere aktoret lokal aktivizohen ne menyren e tyre. Nje situate te tille, shkrimtari frances, Molier e pershkruente te komedia e tij ‘Kopraci’ ne kete menyre metaforike…’ kur macja del te shetise, minjte hedhin valle mbi dysheme’.

Kjo ndodhi vitin e kaluar edhe ne rastin e krizes Kosove-Serbi.

Viti kaluar, 2019 solli nderprerje te plote te bisedimeve formale midis Serbise dhe Kosoves. Ne vend te dialogut ne marredheniet Kosove-Serbi patem nje pershkallezim te ballafaqimit dhe te perkeqesimit ndermjet tyre. Serbia rriti agresivitetin kunder Kosoves ne marredheniet nderkombetare, sidomos per terheqjen e njohjeve per Kosoven nga disa shtete. 

E vene perballe ketij agresiviteti Serb ne rrafsh nderkombetar, Qeveria e Kosoves vendosi tarifen 100 perqind per importin e mallrave serbe ne Kosove. Kjo mase reaktive dhe vetembrojtese e Kosoves, terhoqi vemendjen e diplomacise Perendimore, te BE dhe ShBA drejt  krizes Kosove-Serbi. Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ne Kosove dhe rezultati i tyre u determinuan nga kriza Kosove-Serbi. Qeveria Kurti u votua per opsion te kundert me ate te Presidentit Thaci.  

Por keto ishin ballafaqime politike zyrtare dhe publike. Nderkohe, sipas burimeve te shumta qe vijne nga eksperte e diplomate te shquar si D. Friedmam, D. Server, J. Bugajskij, T. Judah apo mediat prestigjioze Nju York Times, The Gardian, Der Standard etj., gjate kesaj periudhe ne Ballkan eshte aktivizuar diplomacia konspirative, permes aktoreve lokale, Serb e Kosovar, konkretisht permes presidenteve Vucic dhe Thaci, si dhe permes iniciativave lokale terthore si minishengeni Ballkanik.

Diplomacia konspirative, thuhet gjeresisht dhe nuk kundeshtohet publikisht, ka dizajnuar nje marreveshje perfundimtare me formulen e shkembimit te territoreve, dukshem ne favor te Serbise dhe ne dem te Kosoves, sikunder me rrezik te madh per paqen e stabilitetin ne Rajon.

Diplomacia Perendimore rifilloi aktivizimin e saj kur kembana e ballafaqimit Kosove-Serbi filloi te degjohej ne kancelarite e tyre dhe vetem kur diplomacise konspirative Vucic-Thaci dhe mbeshtetesve te tjere lokale u doli boja publikisht. Por, kete here, diplomacia Perendimore duket se nuk eshte me e te njejtes vale. Percasjet diplomatike midis BE dhe ShBA, por edhe brenda ShBA, lidhur me zgjidhjen e krizes Serbi-Kosove kane diverguar ne mjaft aspekte.

Divergimi midis BE dhe ShBA ne percasjen ndaj zgjidhjes se krizes Kosove-Serbi ka ardhur nga ndryshimet ne politiken e jashtme dhe diplomacine e ShBA me shume sesa ne politiken e jashtme dhe diplomacine Evropiane.

Politika e jashtme dhe diplomacia e ShBA per zgjidhjen e krizes Serbi-Kosove duket se nuk ka kohezionin e brendshem midis Shtepise se Bardhe dhe Departamentit te Shtetit, si dhe midis Ekzekutivit dhe Legjislativit. Mesa duket faktorë te ndryshem, levizje influencash dhe lobingje te shumta po ndikojne per cenimin e kohezionit te shume viteve me pare te politikes se jashtme dhe diplomacise ndaj Kosoves dhe Serbise. 

Duket se ka faktore diplomatike, sidomos ne Shtepine e Bardhe, qe po tentojne te krijojne nje fare ‘balancimi’ midis Kosoves dhe Serbise, po mbeshtesin, ose se paku nuk po kundershtojne opsione shkembimesh territoriale dukshem ne favor te Serbise dhe ne dem te Kosoves dhe paqes e sigurise ne Rajon, si dhe po perpiqen ta mbyllin ne menyre te nxituar e te pamaturuar marreveshjen perfundimtare Kosove-Serbi. 

Keto faktore diplomatike ne Shtepine e Bardhe, duke filluar nga John Bolton deri tek Grenell, ne perceptimin publik nderkombetar, kane shenuar hapa retrograde dhe diversifikues ne strategjine e politikes se jashtme te ShBA dhe kane ndikuar, aq sa kane mundur, ne divergjencat midis ShBA dhe BE per zgjidhjen e krizes perfundimtare Kosove-Serbi. Por, ndersa Bolton ishte konservator dhe konsistent me qendrimet e tij revizionuese per politiken e jashtme te ShBA. Grenell eshte pragmatik e konjuktural qe kerkon zgjidhje te shpejte si dhurate e vetme nderkombetare per shefin e tij per zgjedhjet e Nentorit per Shtepine e Bardhe.

Veshtruar nga ekspertet, diplomatet e shquar dhe mediat nderkombetare Perendimore, diplomacia i lobimeve ne rritje ne Washington kohet e fundit ka anuar me shume drejt diplomacise konspirative te aktoreve lokale Serb e Kosovar dhe opsioneve te tyre sekrete. Ky leshim i diplomacise Amerikane drejt konspiracionit Ballkanik, ka ngjallur reagim te fuqishem politik ne institucionet legjitime dhe opinionin publik Kosovar, ne qarqet e politikave zyrtare brenda BE, ne grupet e eksperteve e diplomateve te shquar ne Perendim dhe ne median e prestigjioze boterore. 

Ky reagim i fuqishen nderkombetar kerkon dhe mbeshtet njezeri nga diplomacia Perendimore, ne BE dhe ShBA nje veprim diplomatik publik, dhe eshte kunder veprimit diplomatik konspirativ. Diplomacia konspirative eshte pjelle e sistemeve perpara Sistemit e Versajes, kur monarket, perandoret dhe princat e botes se vjeter, benin pazare me fatet e popujve dhe ne perfitim te tyre. Kjo diplomaci konspirative prodhoi zgjidhje te padrejta, te padobishme dhe shume te demshme. Diplomacia konspirative injoronte popujt, legjitimitetin e tyre, paqen e sigurine nderkombetare. Per kete arsye diplomacia konspirative i ka sherbyer konflikteve e luftrave dypaleshe, rajonale dhe boterore. 

Ballkani ka qene prodhues dhe viktime e diplomacise konspirative. Prej saj mori epitetin ‘Fuqi Baroti’. Gjithe luftrat ballkanike jane paraprire dhe bashkeshoqeruar me diplomaci konspirative. Edhe tani, qe Ballkani perjeton nje prej periudhave me te mira, partizanet e diplomacise konspirative jetojne e veprojne si hije. 

Idhtaret e diplomacise konspirative jane  kryesisht ne zonat e krizave, e posaqerisht ne ate Kosove-Serbi, me perfaqesuesit Serbe Vucic e Dacic dhe me perfaqesues Kosovar Thacin dhe disa perfid te tjere ne Prishtine e Tirane, qe hedhin gurin e fshehin doren. Ne rrafsh me te gjere, diplomacine konspirative ne Ballkan e mbeshtesin pasuesit Ivanit te Tmerrshem,  Pjetrit te Madh dhe Stalinit ne Kremlinin e sotem. 

Ka afro 100 vjet qe diplomacia publike ka fituar legjitimitetin ne marredheniet nderkombetare. Ajo ngrihet nga parimet demokratike, legjitime, te drejta dhe te dobishme te shoqerive dhe shteteve demokratike. Mbi kete eshte ngritur Teoria e Paqes Demokratike, qe prodhon paqe brenda shteteve dhe paqe ne bote. Diplomacia publike e merr fuqine ne legjitimitetin e institucioneve demokratike, ne parimet e normat nderkombetare, ne mbeshtetjen e popujve, te mediave, te shoqerise civile dhe te opinionit boteror. 

Ne rastin e krizes aktuale Serbi-Kosove per nje kohe te gjate u ballafaquan dy diplomaci: diplomacia konspirative dhe diplomacia publike. Diplomacia konspirative me rrenjet ne Ballkan dhe ne Lindje. Ndersa diplomacia publike kryesisht me rrenjet ne Perendim. Krisja me shqetesuese, opinionalisht lindi nga perceptimi publik kombetar dhe nderkombetar, sipas te cilit disa aktore diplomatik dhe lobues rreth qarqeve me ndikim ne Shtepine e Bardhe, kane anuar ne diplomacine konspirative Ballkanike. 

Deklarata e diteve te fundit e kongresmenit Eliot Engel, nje nga personalitetet me te shquara te politikes se jashtme e diplomacise boterore si dhe kryetarit te Komitetit te Politikes se Jashtme te Kongresit Amerikan i shpalos publikisht keto shqetesime ne politiken e jashtme dhe diplomacine e ShBA posaqerisht per zgjidhjen perfundimtare te krizes Kosove-Serbi.

Mbas ketij ballafaqimi nderkombetar, por edhe brenda Perendimore e brenda Amerikan, ku dukshem diplomacia publike triumfoi mbi diplomacine konspirative, verejme nje taktike tjeter, te disa diplomateve dhe lobuesve te ndryshem, le te themi ‘diplomacia ambige’.

Diplomacia ambige qe verehet kohet e fundit ne qendrimet, veprimet dhe deklarimet e Grenellit lidhur me opsionet e zgjidhjeve te krizes Kosove-Serbi nuk eshte as mbeshtetese e diplomacise konspirative Ballkanike Vucic-Thaci, por as mbeshtetese e diplomacise publike Petendimore, Evropiane dhe Amerikane. 

Diplomacia ambige eshte nje diplomaci alternative, here me here pa principe, here me e here pa strategji, here me e here pa priorititete. Diplomacia ambige eshte e paqendrueshme, pragmatike dhe konjukturale. Si e tille diplomacia ambige prodhon zgjidhje te paqendrueshme, jo legjitime, ne sherbim te interesave konkrete e konjukturale politike apo profitabile te atyre qe e bejne dhe te atyre qe e mbeshtesin. Lobet dhe diplomatet e lobingjeve preferojne diplomacine ambige.

Kesaj diplomacie i shkon per shtat termi ‘pay-to-play’.

Kriza aktuale Serbi-Kosove ka arritur ne nje pike kritike. Mbi kete krize po veprojne interesa politike te ndryshme dhe te kunderta. Kerkimi dhe gjetja e zgjidhjes do te varet shume nga diplomacia, si arti i negocimit per zgjidhje paqesore, gjitheperfshirese dhe te qendrueshme te krizave.

Aktualisht ne krizen Serbi -Kosove po veprojne tre lloje diplomacishe. Diplomacia konspirative me baze lokale Serbi-Kosove, me mbeshtetje te aktoreve perreth dhe frymezim Lindor. Diplomacia publike me baza legjitime demokratike lokale dhe nderkombetare Perendimore ne baza ne BE-ShBA. Diplomacia ambige pragmatike dhe konjukturale me disa baza edhe lokale dhe Perendimore, edhe ne BE edhe ne ShBA. 

Eshte nje beteje diplomatike e papare, e panjohur, e paparishikueshme. Nga fitorja dhe fituesi i kesaj beteje diplomatike do varet e ardhmja e diplomacise se re dhe nga diplomacia e re do varet ne mase te konsiderueshme edhe vete rendi i ri boteror.

Zgjidhja perfundimtare e krizes Kosove-Serbi duket se do shenoje renien e ‘murit te fundit ne Evrope’,  pjese e skenarit per dhenien fund te Luftes se Ftohte dhe fillimit te rendit te Ri Boteror.

Share: