Home KRYESORE Balluku: Nuk ka udhëtime pas ditës së sotme. Tërheqja e pasagjerëve nga...

Balluku: Nuk ka udhëtime pas ditës së sotme. Tërheqja e pasagjerëve nga vendi ynë, nëse Italia dërgon avion apo traget bosh

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku foli për masat që po merren për udhëtimet dhe lëvizjet e qytetarëve në kohën kur koronavirusi tashmë ka prekur edhe vendin tonë. 

Balluku tha se nga sot nuk do të ketë më udhëtime qoftë ajrore si edhe detare drejt Italisë. 

Ajo bën me dije se nëse Italia kërkon që të tërheqë qytetarë me nënshtetësi italiane apo nënshtetësi të tjera nga Shqipëria atëherë duhet të dërgojë avionë apo tragete bosh.

“Avionët që vijnë bosh nga Italia, pasi me pasagjerë nuk do lejohen më. Këta bosh mund të marrin pasagjerë nga Shqipëria për ti çuar në Itali. Ju bëj thirrje që të akomodoni me data të tjera ata që kanë blerë bileta te ju. 

Për transportin detar. sot tragetet e fundit, Vlorë-brindisi, Durrës-Bari, pas këtij s’do ketë udhëtime të tjera. 

Nqs duan të vijnë bosh dhe të marrin pasagjerë në rregull. Të gjitha anijet tregtare nuk kanë asnjë lloj bllokimi nga ne, por personeli do jetë nën kontroll. E njëjta gjë edhe për transportin ajror të mallrave”, tha Balluku. 

Top Channel

Share: