Lulzim Basha shkruan në “Twitter” se Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës po shënon rekord të zi botëror në emigracion.
Basha thekson se zbrazja e atdheut tonë është një akt i rëndë tradhtie kombëtare me ideator kryeministrin. Ai i bashkangjit reagimit një grafik ku tregohet se shqiptarët is kanë kaluar edhe sirianëve në aplikimet për azil në BE.
Postimi:
Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!/lapsi.al