Home KRYESORE COVID-19/Ambasadat e huaja e organizatat ndërkombëtare mesazh shqiptarëve

COVID-19/Ambasadat e huaja e organizatat ndërkombëtare mesazh shqiptarëve

Pas situatës së krijuar nga koronavirusi, komuniteti i partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe organizata ndërkombëtare si OKB, Ambasada Amerikane, ambasada e BE, OSBE, Banka Boterore, Ambasada italiane, gjermane, suedeze i kanë shprehur mbështetjet e tyre vendit tonë.

Përmes një mesazhi të përbashkët, ata kënë bërë thirrje që qytetarët shqiptarë të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndër të tjera, në mesazh thuhet;  “Mos hamendësoni se nuk do të prekeni por përgatituni sikur do të prekeni”.

“Këto janë ditë të jashtëzakonshme për të gjithë botën. Pandemia e COVID-19 po rrëmben jetë njerëzore dhe po shkakton trazira masive për njerëzimin.
Ne, si bashkësi organizatash ndërkombëtare dhe partnerësh zhvillimi në Shqipëri, dëshirojmë të shprehim unitetin tonë me popullin shqiptar ndërsa bashkojmë forcat në këtë luftë. Ne jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë së bashku! Ne kemi një mesazh për ju: Mos hamendësoni se nuk do të prekeni. Përgatituni sikur do të prekeni. Respektoni masat e marra, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, mbani distancën shoqërore, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh. Ne dëshirojmë që ju të qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe të mos prekeni nga Koronavirusi. Lexoni informacione të besueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë dhe kontribuoni në ndërtimin e besimit. Mbroni të prekurit dhe kujdesuni për njëri-tjetrin. Ky është një moment që kërkon solidaritet. Ndërsa shumica jonë gjendemi të sigurt në shtëpi, mirënjohja jonë më e thellë shkon për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, policisë, autoriteteve kufitare, autoritete lokale dhe shumë nga njerëzit tanë që janë në vijën e pare të luftës, duke shpëtuar jetë dhe mundësuar funksionimin e shoqërisë. Faleminderit nga zemra! Së bashku mundemi t’a mposhtim Covid-19. #StayAtHome # QëndroniNëShtëpi”./ Opinion.al

Share: