Home Gjeo-Ekonomia Covid-19/ Trump fajëson Kinën: Diçka e tillë nuk është parë në histori

Covid-19/ Trump fajëson Kinën: Diçka e tillë nuk është parë në histori

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu referuar përhapjes së pandemisë së koronavirusit shprehet se diçka e tillë nuk është parë në histori.

Trump nuk nguroi të thumbojë sërish Kinën, duke përsëritur termin “kinez” kur i referohej koronavirusit, dhe duke shtuar se “ bota po paguan një çmim të lartë për faktin se Kina ka ngadalësuar  shpërndarjen e informacionit për të”.

Trump foli për një “luftë sanitare që duhet fituar”, ndërkohë që u shpreh i bindur se ekonomia, edhe falë masave prej trilionë dollarësh të parashikuar, do të rimëkëmbet me një skemë “V”, ku zbritja në pikiatë do t’i lërë vendin ngritjes së shpejtë.

Edhe pse masat kundër përhapjes janë gjithmonë e më të forta, dhe niveli i alarmit për fluturimet ndërkombëtare ka arritur nivelin 4, më të lartin, Shtetet e Bashkuara ditën e djeshme kanë dyfishuar të prekurit nga COVID-19, duke arritur në 13.133, me 193 të vdekur.

Trump njoftoi edhe lajme të mira nga FDA, institucioni që licenson barnat në SHBA, mund të miratojë përdorimin kundër koronavirusit të dy ilaçeve, klorokinën që normalisht përdoret për malarien dhe Remdesvir, i përdorur kundër virusit Ebola. /Opinion.al

Share: