Home KRYESORE Debati për testet e koronavirusit, Rama: Polemikë e kotë

Debati për testet e koronavirusit, Rama: Polemikë e kotë

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me masat e marra për të parandaluar përhapjen koronavirusit.

Rama është ndalur dhe tek debatet për testet e qytetarëve për koronavirus. Kryeministri thotë se “Ne jemi në mesataren europiane përsa i përket testeve, jo më lart se para se të hyja këtu po lexoja një urdhër të autoriteteve zvicerane të cilat kanë deklaruar që nuk do të bëjnë teste për askënd nën 65-vjec, përvecse, besoj për ato raste që janë kritike”

Sipas tij, polemikat për testet është e kotë, ndërsa Qeveria është duke bërë gjënë e duhur për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Së pari është ende herët për të qenë optimist apo entuziast. OBSH-ja para pak minutash ka bërë një deklaratë të qartë, që do ju lutesha ta publikojnë, sepse ka gjithmonë për fat të keq për të krijuar konfuzion nga burime që nuk kanë qenë në lartësinë e sfidës njerëzore  kur është dashur unitet. Ne jemi në mesataren europiane përsa i përket testeve, jo më lart se para se të hyja këtu po lexoja një urdhër të autoriteteve zvicerane të cilat kanë deklaruar që nuk do të bëjnë teste për askënd nën 65-vjec, përvecse, besoj për ato raste që janë kritike. Kjo është një histori që zhvillohet duke u bazuar te njëri tjetri, praktikat më të arsyeshme dhe duke u bazuar te cka Italia, në përpjekjen e saj thotë se mund të kishte bërë më shpejt. Si edhe patjetër edhe në rastin e Kinës, që studiohet në vijimësi. Kjo polemika mbi testet është e kotë, ne po bëjmë gjënë e duhur dhe këtë e konfirmon edhe deklarata e OBSH-së, sepse nuk kemi ndërmarrë hapa u konsultuar me ekspertët tanë që përcakton strategjitë dhe kam besim te ata, jam i impresionuar nga profesionalizimi i tyre, me ekspertë ndërkombëtarë‘ tha Rama./ Opinion.al

Share: